Flash News

KRYESORE

Futbollistët shqiptarë të Arsenalit japin urimin për Ditën e Flamurit

Futbollistët shqiptarë të Arsenalit japin urimin për

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, dy futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohet tek Arsenali, kanë uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Ata kanë dhënë urimet e tyre, të shoqëruara me një foto ku shfaqen duke bërë simbolin e shqiponjës.

"Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e festës së madhe kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri-tjetrin. Gëzuar dhe për shumë vjet Dita e Pavarësisë Kombëtare. Kalofshi sa më mirë këtë ditë të madhe", shkruan Shkodran Mustafi.

Ndërkohë, Granit Xhaka shkruan: " Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës. Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku".

Xhaka ka pozuar bashkë me këngëtarin e njohur Capital T, ku së bashku kanë bërë simbolin e shqiponjës.

https://www.instagram.com/p/BquPi-dn6Xb/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BquPDHtASyn/

Të fundit