Futbollisti 29-vjeçar humb jetën në aksident, e dashura vret veten

Futbollisti Jason Francis vdiq në një aksident automobilistik, pak kohë pasi u shpërngul në Australi.

E dashura e tij prej tetë vitesh Alice Robinson, po e priste në shtëpi, kur ai u përplas nga një makinë e picave “Domino” pak metra larg banesës. Fatkeqësisht i riu nuk i mbijetoi plagëve.

Pak orë më pas, vajza u gjet e vdekur në një zonë pranë shtëpisë. Njoftimi që dha mamaja e vajzës në rrjetet shoqërore për të afërmit ishte: “Jam e shkatërruar. Vajza ime ishte aq e dëshpëruar sa nuk mundi të jetonte pa Xhejsonin dhe u vetëvra. Unë dhe im shoq tani vuajmë humbjen e dy njerëzve të mrekullueshëm që na ndriçonin jetën”.

Me qindra australianë janë organizuar dhe kanë hapur një llogari bankare ku ofrojnë para për të ndihmuar familjet e dëshpëruara dhe shoqatat që punojnë për parandalimin e vetëvrasjeve.