Flash News

KRYESORE

Futbollisti i Kombëtares takon Ezelin, aktori shqiptar e pyet: Si e kishte dajën?

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi që aktivizohet në kampionatin turk me ekipin e Osmanlispor ka postuar një foto me aktorin e famshëm turk, Kenan Imirzaloglu, i njohur për rolin kryesor në filmin “Ezel”.

Cikalleshi nuk ka dhënë ndonjë detaj se si e ka takuar Ezelin apo për vendin ku janë takuar, por thjeshtë ka shkruar: “Me Ezelin”.

Ndërkohë, një koment epik ka lënë edhe aktori i humorit, Bes Kallaku, që kavajasit i shkruan: Si e kishte dajën (E ka fjalën për personazhin e Dajës, ose Ramiz Karaeski tek filmi Ezel, aktori i quajtur Tuncel Kurtiz)? Por, “Daja” ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, në shtator të vitit 2013.

Të fundit