Flash News

KRYESORE

Futbollisti i Interit: Shpresoj që Napoli të fitojë kampionatin

Futbollisti i Interit: Shpresoj që Napoli të fitojë kampionatin

Futbollisti i Interit, Milan Skriniar, është shprehur se pëlqen shumë lojën e ekipit të Napolit, dhe shpreson që ata të triumfojnë në kampionatin italian.

Në një deklaratë për gazetarët, mesfushori i zikaltërve i pyetur nëse preferon Juventusin apo Napolin, është përgjigjur duke thënë se preferon Napolin pasi aty luan edhe miku i tij Hamsik.

 “Juventus apo Napoli ? Shpresoj që këta të fundit ta fitojë atë, sepse aty luan Hamsik, miku im. Do të doja me të vërtetë që ata të jenë fitues,” ka thënë Skriniar.

Ai gjithashtu është pyetur edhe për të ardhmen, ku ka theksuar se është i përqendruar te ekipi i Interit.

Të fundit