Flash News

KRYESORE

Futbollisti kosovar u dogj brenda makinës, detaje nga aksidenti

Futbollisti me origjinë nga Kosova i cili humbi jetën në një aksident në Gjermani, u dogj brenda mjetit, duke e pasur të pamundur që të dilte. Amir Ademi luante për FC Kosova Regensburg-un prej dy vjetësh në klubin e Regensburgut dhe konsiderohej një talent i shkëlqyeshëm.

22-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet tip “Peugeot”, por u përplas me një VË Pasat. Makina e tij u përfshi nga zjarri dje ai nuk doli dot. Drejtuesi i mjetit tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Fitim Ademaj, drejtues te FC Kosova Regensburg-un, ishte dukshëm i tronditur nga ngjarja e rëndë. Prandaj, ai e kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura, shkruajnë mediet gjermane. Aftësitë e futbollit të Ademit ishin të padiskutueshme. “Amiri ishte talenti më i madh që ka pasur FC Kosova. Ai ishte tepër i fortë teknikisht, një futbollist i çmendur dhe një pasuri për ekipin. Është një humbje e madhe. Amiri ishte veçanërisht i popullarizuar, një diell në ekip. Amiri do të qëndrojë gjithmonë në zemrat tona”, tha Ademaj. Klubi i shprehu ngushëllimet familjes në këto orë të vështira. Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër dhe një vëlla më të vogël.

Të fundit