Flash News

KRYESORE

Futbollisti lë Tottenham për të kryer shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

Futbollisti lë Tottenham për të kryer shërbimin ushtarak

Futbollisti nga Korea e Jugut, Heung-Min Son, mund të largohet nga Tottenham pasi duhet të kryejë shërbimin ushtarak në vendin e tij.

Sipas “The Sun”, futbollisti ashtu sikurse edhe të gjithë koreano-jugorët e tjerë nuk mund të refuzojë kryerjen e këtij shërbimi, pasi mund të dënohet me dy vite burg.

Sulmuesi i Tottenhamit, me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të klubit londinez në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021.

Megjithatë ka një ligj në Korenë e Jugut që përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtarë, dhe nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u baskhohet Forcave të Armatosura të vendit të tij.

Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën

Të fundit