Flash News

KRYESORE

Futbollisti legjendar Michael Ballack diagnostikohet me kancer

Një lajm i keq për të gjithë tifozët e lojtarit gjerman Michael Ballack. Sipas medias gjermane "Bild", futbollisti legjendar është prekur nga kanceri.

Sipas "Bild", ish-mesfushori i Chelsea-t i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

44-vjeçari e ka marrë vesh diagnozën një muaj më parë dhe operacioni ka qenë i domosdoshëm, i cili sipas të përditshmes gjermane ka vajtur mirë por tani nis faza më e vështirë, ajo e trajtimit me kimioterapi dhe çdo terapi tjetër të nevojshme.

Të fundit