Flash News

KRYESORE

Futbollisti që tradhtoi Shqipërinë uron Festën e Pavarësisë: Gjithmonë kuqezi

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shani Tarashaj ka uruar 106 vjetorin e Pavarësisë. 23-vjeçari, që refuzoi të luante për Shqipërinë duke preferuar Zvicrën shprehet se do jetë gjithmonë kuqezi.

“Gjithmonë kuqezi! Urime 28 Nëntori”, shkruan ai në ‘Instagram’.

Tarashaj aktivizohet në kampionatin zviceran me skuadrën e Grasshopersit, i huazuar nga Evertoni.

Ndërsa, që prej vitit 2016 nuk është ftuar më nga përfaqësuesja helvete, duke nënkuptuar se vendimi i tij nuk ishte dhe aq i menduar mirë.

Të fundit