Flash News

KRYESORE

Futbollistit i buzëqesh fati, hap hotel dhe gjen një thesar

Futbollistit i buzëqesh fati, hap hotel dhe gjen një thesar

Futbollisti i Totenham Musa Dembele vendosi të hapë një hotel (së bashku me motrën e tij) në qytetin e tij të lindjes, Anversa, me emrin “De Gulde Schoen”, që i përkthyer do të thotë “Këpuca e Artë”.

Zona e gjetur për ndërtimin e godinës është një pallat historik, 700 vite i lashtë. Gjatë punimeve, arkeologët kanë gjetur një “thesar” të vërtetë të shekullit të 18-të me vlerë prej 1.3 milionësh, mes porcelaneve, qeramikave, artikujsh për tavolinën e objekte të tjera qelqi.

“Ishte një rastësi, pasi ajo pjesë nuk përfshihej në planin e ndërtimit”, tha arkeologia. Disa prej objekteve do vendosen në hollin e hotelit, të tjerat do shërbejnë për të pasuruar muzeun e qytetit. Ndërkaq, familja Dembele ka vendosur të hapë edhe një “spa” dhe një pishinë në të njëjtën zonë.

 

Të fundit