Flash News

KRYESORE

Futet në det për tu larë, mbytet 60-vjeçari te Gjiri i Lalzit

Futet në det për tu larë, mbytet 60-vjeçari te Gjiri i

Një 60-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Mësohet se shkak i vdekjes së 60-vjeçarit me iniciale N.V., dyshohet të ketë qenë një atak kardiak.

Burime të policisë bëjnë me dije se 60-vjeçari, banues në Tiranë kur është futur në det për t’u larë, ka rënë pa ndjenja.

Më pas ka gjetur vdekjen në ambulancën e Manzës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Të fundit