Flash News

KRYESORE

Futet në liqenin e Pogradecit për të peshkuar, humbet kontaktet me familjen

Futet në liqenin e Pogradecit për të peshkuar, humbet kontaktet

Një peshkatar, pasi ka dalë për peshkim në liqenin e Pogradecit, ka humbur kontaktet me familjen. Familjarët kanë denoncuar rastin, duke thënë se shtetasi D.M, rreth 58 vjeç, ka hyrë në liqen në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Policia kufitare është vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur, por deri tani kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgë në pjesën tjeter të liqenit të Ohrit.

Të fundit