Flash News

KRYESORE

Futet në lumë për të shpëtuar fëmijët, mbytet 55-vjeçarja

Futet në lumë për të shpëtuar fëmijët, mbytet

Një 55-vjeçare është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi në Peshkopi, pasi hyri për të shpëtuar dy fëmijët e saj.

Sipas policisë të miturit e moshës 6 dhe 10 vjeç rrezikuan të mbyteshin, por u shpëtuan nga nëna e tyre, ndërkohë që 55-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Dy fëmijët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit