Flash News

KRYESORE

Futet në mes të çiftit? Degjeneron sherri mes dy ish-banorëve të Big Brother

Futet në mes të çiftit? Degjeneron sherri mes dy

Ndarja publike e çiftit Ambra Elsamed nuk kaloi aq paqësisht nga dy të rinjtë e Big Brother, madje inati nuk është shuar as pas mbylljes së spektaklit. Në deklaratat e tij të fundit në media e portale, Elsamedi ka vazhduar me akuza ndaj Ambrës. Ndër të tjera, së fundi ai ka thënë se ajo nuk është parë asnjëherë me sy të mirë nga shoqëria e as nga publiku, madje më keq se kaq, është parë edhe si një vajzë që futet mes një çifti. Por Ambra ka reaguar menjëherë pas kësaj deklarate të Elsamedit:

“Hala nuk u lodhe duke kërkuar vëmendje. Mbarove për pak famë o Elsamed. As Big Brother nuk ta dha famën. Më vjen keq për ty dhe për ata që besojnë fjalët e tua dhe si mundohesh të ulësh një femër si unë kur ti dy herë në jetën tënde ke dalë me mua. Por unë nuk kam lindur të lë përshtypje ty, as publikut, kam lindur të jetoj jetën time si çdo person në botë, por me ty paska ndodh e kundërta. Më vjen keq për ty. Puc e ki” shkruan Ambra në Instagram.

Të fundit