Flash News

KRYESORE

Futet për t`u larë, gjendet i mbytur 9-vjeçari në lumin Shkumbin

Futet për t`u larë, gjendet i mbytur 9-vjeçari në lumin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin sot në orët e vona të pasdites, ku një 9-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se i mituri me inicialet P.Ç është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Policia ndodhet në vendngjarje ku edhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit