Flash News

KRYESORE

Futet për tu larë, mbytet në detin e Divjakës 12-vjeçarja

Futet për tu larë, mbytet në detin e Divjakës

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në brigjet shqiptare ku një 12-vjeçare ka gjetur vdekjen në plazhin e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërkohë që e mitura me iniciale G.A, banuese në fshatin Krykuq të Divjakës po lahej në det bashkë me kushërirën e saj 11-vjeçare me iniciale M.L.

Sipas policisë fillimisht në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, një 15 -vjeçar me iciale A.M, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerë në bregë të dyja vajzat, por ka mundur të jetojë vetëm njëra prej të miturave.

Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën. Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit