Flash News

KRYESORE

Futet për tu larë, mbytet turisti 27-vjeçar në Shëngjin

Futet për tu larë, mbytet turisti 27-vjeçar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një person është mbytur në det.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se trupi i viktimës është parë rreth 50 metra larg bregut dhe viktima është identifikuar si shtetasi E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

 Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas, banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë . Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kutare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit