Flash News

KRYESORE

Fyerja e Braçes ndaj studentit: Tarifa do bëhet sa mami jot

Fyerja e Braçes ndaj studentit: Tarifa do bëhet sa mami jot

Një grup studentësh patë një debat me tone të larta me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, para parlamentit.

Lidhur me debatin, ka folur një nga të rinjtë, i cili theksoi se deputeti e ka fyer duke i thënë se do ta bëj tarifën sa mami jot.

Ditë më parë, studentët shfaqën një parullë, ku shkruhej se i donin tarifat sa deputeti Braçe, e cila është ndër më të spikaturat deri tani.

Pjesë nga biseda: 

Arbër Kola: Sot tek protesta, kur po kalonim nga Parlamenti tek Kryeministria patëm një përplasje me deputetin Erion Braçe. Përveç se na ofendoi dhe na shau. Ne kemi bërë shumë meme. Ai na tha: Keni marrë brisk me vete? I thashë sa brisku je në këmbë. Në atë moment, ai filloi duke sharë në mënyrë banale. U afrua tek unë dhe pati kontakt fizik dhe unë nuk reagova. I thashë që jo vetëm ti por merr edhe të "gjatin" dhe do të keni probleme.

Studente: Në momentin që doli, ai tha ej prit, e di çfarë të bëjë? Ai tha do ta bëj tarifën sa mami jot.

Kola: Kemi disa video, por momentin e përplasjes fizike nuk e kemi.

Të fundit