Flash News

KRYESORE

Fury në majë të botës, shkatërron Wilder dhe fiton titujt

Fury në majë të botës, shkatërron Wilder dhe fiton

Tyson Fury u shpall kampioni i ri i botës, pasi mposhti Deonaty Wilder në sfidën e dytë të zhvilluar mes tyre. Britaniku dominoi totalisht ndaj amerikanit dhe mori një triumf krejtësisht të merituar.

Fury fitoi me "KO teknik" në raundin e shtatë, pasi gjyqtari ndërpreu ndeshjen. Wilder nuk arriti të reagonte. Britaniku e hodhi dy herë në tapet kundërshtarin e tij në raundin e 3-të dhe të 5-të.

Wilder u dëmtua në vesh. Gjakosja e tij ndikoi dhe në ekuilibrin dhe përqëndrimin e ish-kampionit të botës. Fury rikthehet sërish në majë të botës dhe përmirëson rekordin në 30 fitore dhe një barazim. Wilder pas humbjes ka 42 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

Të fundit