Flash News

KRYESORE

Gabigol tregon njeriun që i ndryshoi jetën pas dështimit me Interin

Gabigol tregon njeriun që i ndryshoi jetën pas dështimit me

Gabigol po mendon ndarjen përfundimtare nga Interi. Sulmuesi brazilian është njeriu i momentit, ai po mendon të sistemohet përfundimisht në një ekip tjetër. Lojtari i Flamengos ka dhënë një intervistë mjaft emocionale dhe ka vlerësuar në maksimum trajnerin e tij, Jorge Jesus.

“Trajneri është një prej më të shkëlqyerve sa i përket taktikës. Kam punuar me emra të mëdhenj që më kanë ndihmuar shumë dhe besoj se Jorge Jesus më ka ‘rikrijuar’ mua. Jam një lojtar krejtësisht i ri, si nga ana teknike, si nga ajo fizike, po ashtu dhe nga ana taktike. Trajneri më dha një koncept të ri dhe i detyrohem shumë atij. Jorge Jesus më ka ndryshuar jetën!

"Në momentin që erdhi ai kishte shumë besim dhe ishte motivues. Që në takimin e parë ma bëri të qartë që kishte besim te potenciali im. Që nga ajo ditë flasim gjithmonë me njëri tjetrin. Kjo ishte thelbësore në rritjen time dhe të të gjithë grupit te Flamengo.”

Të fundit