Flash News

KRYESORE

Gabimet e arbitrave “zbehën” performancën e ekipeve, kush do ta gjykojë finalen e “Champions”

Gabimet e arbitrave “zbehën” performancën e ekipeve, kush

Pas shumë polemikave për gabimet e arbitrave në ndeshjet e “Champions League”, për finalen e Kievit mes Realit të Madridit dhe Liverpool-it, pritet të votohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe.

Gjyqtarët ndërkombëtarë në nivelin më të lartë, që zakonisht quhen “të denjë për Champions”, kanë të drejtë të zgjidhen, me përjashtim të atyre nga Spanja dhe Anglia, prej nga vijnë dy finalistët e këtij edicioni.

Në të tilla sfida, UEFA zakonisht zgjedh arbitrat më me përvojë dhe që kanë bërë më pak gabime gjatë komepticionit.

Në listën paraprake të UEFA-s për finalen e madhe të Kievit janë: holandezi Bjorn Kuipers, slloveni Damir Skomina, gjermani Felix Brych, suedezi Jonas Eriksson, francezi Clement Turpin dhe turku Cüneyt Cakir.

Kujtojmë se Cakir ka shkaktuar polemika të mëdha me gjykimin në gysmëfinalen e kthimit, Real Madrid-Bayern Munich, për shkak se nuk akordoi një penallti të qartë në favor të bavarezëve, kur Marcelo e ndërpreu topin me dorë.

Edhe slloveni Skomina bëri gabime në gjysmëfinalen e kthimit mes Romës dhe Liverpool, për të njëjtën arsye.

Të fundit