Flash News

KRYESORE

Gabimet e shpeshta që bëni kur ushtroheni

Gabimet e shpeshta që bëni kur ushtroheni

Të ushtroheni dhe të bëni aktivitete të shumta fizike është shumë e rëndësishme për ju dhe shëndetin tuaj. Por ndonjëherë bëni gabime dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm për këtë.

  • Këto janë gabimet që bëhen shpesh kur ushtroni aktivitet fizik:
  • Të fillosh aktivitet të intensitetit të lartë pa bërë nxehje.
  • Të ushtrohesh çdo ditë pa pushim! Muskujt e ushtruar me pesha duhet të pushojnë minimalisht 48 orë nga ushtrimi në ushtrim.
  • Të vonuarit e vaktit pas palestrës më shumë se 30min. E mira është të konsumohet një vakt i vogël me proteina dhe karbohidrate menjëherë pas ushtrimit me pesha.
  • Të ushtruarit më shumë seç duhet: nëse ndjeni lodhje dhe dhimbje të vazhdueshme të muskujve duhet të bëni më shumë pushim.
  • Gabimi kryesor – konsum i pamjaftueshëm i ujit! 8-10 gota në ditë janë të domosdoshme për të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet fizik.

Një vakt ideal pas palestrës mund të jetë shembulli mëposhtëm:

Vakti ideal pas palestrës – 4cho : 1proteina (80gr : 20gr)

  • 1 kupë kos (8gr proteina) ose 1 gotë qumësht pa yndyrë.

    • 1 lugë reçel boronice ose reçel tjetër (0gr proteina).

    • ¼ kupe stika (9gr proteina) ose 50gr djathë.

    • 2 banane (2gr proteina) ose 1 kupë qershi.

Rreth 1 orë përpara ushtrimit mjafton të merret 1 frut për çdo orë palestër plus 3-4 arra

 

Të fundit