Flash News

KRYESORE

Gabimet e shumta të arbitrave në kompeticionet evropiane, UEFA vendos përdorimin e sistemit “VAR”

Gabimet e shumta të arbitrave në kompeticionet evropiane, UEFA vendos

Pas disa ndeshjeve të “Champions League”, të cilat janë shoqëruar me polemika të shumta në lidhje me gabimet e arbitrave, në selinë e UEFA-s  po mendohet që të aplikohet sistemi “VAR” në kompeticionet evropiane, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Në fillim ishte federata franceze që protestoi për eliminimin e Paris SG dhe më pas ajos panjolle, gjermane dhe italiane.

Këto vende kanë një ndikim të madh në futbollin kontinental dhe për këtë arsye presidenti Ceferin po detyrohet që ta përfshijë sistemin e ‘video arbitrimit’ në garat e eliminimit direkt.

Kjo pritet të aplikohet në ‘Champions League’ dhe në ‘Europa League’, duke nisur nga sezoni 2018-2019.

Të fundit