Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Gabimet në provim të qëllimshme, PD: Ministria mbrojti me heroizëm idiotësitë e veta
Luçiano Boçi, ish deputet demokrat ka reaguar pas sqarimit të sotëm të QSHA, e cila mes një reagimi zyrtar se gabimet në testin e maturës shtetërore ishin të qëllimshme e për të testuar aftësitë e nxënësve në gjuhën shqipe.
Sipas ish deputetit Ministria e Arsimit ka mbrojtur ato që ai i ka quajtur idiotësitë e veta.
Boçi thekson se organet përkatëse vazhdojnë të tallen me maturantët, mundin e djersën e tyre, duke ia kanë nxirë të sotmen, ndërsa të ardhmen ia ofrojnë si kurth të së keqes.
Reagimi i plotë
LOJA ME MATURËN
A e morët vesh?!!
Na është mbledhur vetë MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, (O Zot, sa shumë të mençur me gërma të mëdha ka ky vend!?) për të gjykuar gafat e veta në testin e Letërsisë.
Njëzëri, sipas “komunikatës” së shpërndarë, kanë mbrojtur me heroizëm, pas një debati të imët, idiotësitë e veta.
Jo vetëm që i kanë dhënë plotësisht të drejtë vetes për gjithçka, por dhe kanë nxjerrë një përcaktim absolut!
MASR, QSHA, DPAP, KOMSH na qenkan brenda. Brenda dhe me Lasgushin dhe me shkencën dhe me kompetencën dhe me programin.
Të gjithë të tjerët pa gërma të mëdha, specialistë, mësuesë, pedagogë, maturantë nuk marrin vesh.
Madje sipas tyre “të gjithë maturantët janë treguar budallenj”!!!
Sepse gabimet në tekst, kjo “tufa e të mençurve” i paska vënë kastile!
Kastile për të zbuluar kompetencat e...BESËS.
U shfaqën kështu plotësisht siç janë:
Të shpifur e qesharakë deri në pafundësi!
Kjo ishte loja pra !!!! - do dalë të bërtasë tani Shahini, krenare dhe si një e vetëkënaqur migjeniane, e cila në fund jua hodhi të gjithëve.
MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe RAMA&BESA kanë turp të kenë turp.
Ato vazhdojnë të tallen me maturantët, mundin e djersën e tyre.
Të sotmen ia kanë nxirë!
Të ardhmen ia ofrojnë si kurth të së keqes!
Lexoni edhe:
https://politiko.al/provimi-i-gjuhe-letersise-me-gabime-drejtshkrimore-reagon-qsha-ishin-te-qellimshme/