Flash News

KRYESORE

Gabimet që bëjnë të gjitha femrat në përdorimin e reçipetave

Gabimet që bëjnë të gjitha femrat në përdorimin e

Reçipetat janë shumë të rëndësishme për gratë por ato shpesh herë bëjnë gabime në përdorimin e tyre. Kjo nuk është dhe aq e thjeshtë sa duket sepse është shumë e rëndësishme që gjoksit të mos i ushtrohet presion nëpërmjet reçipetave sepse është shumë  i rëndësishëm shëndeti i gjirit.

Mos i lani shpesh

Duke qenë se reçipetat janë të brendshme, shumë prej nesh mendojmë gabimisht se duhen larë çdo ditë. Por, duke i larë kaq shpesh ato humbasin elasticitetin, prandaj ekspertët rekomandojnë që t’i lani çdo 3-4 herë pasi i keni veshur. Pëveç kësaj, ata rekomandojnë t’i lani ato brenda një këllëfi jastëku për t’i mbrojtur nga makina larëse.

Mos i mbani në sirtar

Çuditërisht, ekspertët thonë se është gabim të mbash reçipetat në sirtar, siç bëjmë shumica prej nesh. Ata thonë që është e rëndësishme t’i lëmë reçipetat të ajrosen, kështu “djersitja nuk qelbëzohet”, duke shkaktuar erë të keqe dhe irritim. Rekomandohet gjithashtu që t’i varni reçipetat, por jo nga rripat, pasi tendosen.

Blini masën e duhur

Shumë prej nesh mendojmë se kemi veshur masën e duhur, edhe pa e matur atë. Forma  e gjoksit mund të luhatet për shkak të ndryshimeve hormonale, shtimit/rënies në peshë, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni masën.

Të fundit