Flash News

KRYESORE

Gabimet që po bëni me ilaçet duke menduar që lehtësoni dhimbjet

Gabimet që po bëni me ilaçet duke menduar që

Ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, sigurisht nëse merren në doza të duhura. Por, ka raste kur njerëzit i konsumojnë ilaçet si të ishin karamele, duke i përdorur edhe për një dhimbje të lehtë.

Gabimi 1: Merrni shumë ilaçe Shumë njerëz mendojnë se duke dyfishuar dozën, do të dyfishojnë efikasitetin e ilaçit. Ata në fakt vetëm po rrisin rrezikun e efekteve anësore ose helmimit nga ilaçet. Duke dyfishuar apo trefishuar dozën e çdo ilaçi, rritet rreziku i të përzierave, acarimit të stomakut, ulcerës, dëmtimit të mëlçisë ose veshkave.

Gabimi 2: I përdorni shumë shpesh ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve Pa rekomandimin e mjekut nuk duhet të merrni ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve më shumë se 1 ose dy ditë në muaj. Për shembull, duke marrë acetaminofen çdo ditë ose javë mund të rrisni rrezikun e dëmtimit të mëlçisë, madje edhe të vdekjes së parakohshme.

Dhe, nëse një dozë e ulët e aspirinës mund të mbrojë zemrën nëse jeni të rrezikuar aktualisht nga sëmundjet e zemrës, ajo mund të rrisë edhe rrezikun e gjakderdhjes me 55% nëse abuzoni me të. Prandaj nëse ju duhen ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve – për dhimbjet e kyçeve, kokës ose sëmundje të tjera kronike – duhet të konsultoheni me parë me mjekun që të merrni trajtimin e duhur.

Gabimi 3: Mendoni se të gjitha ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve janë të njëjta Jo të gjitha ilaçet funksionojnë njësoj në lehtësimin e dhimbjeve në pjesë të ndryshme të trupit. Për shembull, ibuprofeni funksionon në uljen e niveleve të inflamacionit, prandaj mund të përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti ose ënjtja, por mund të mos jetë aq efikas në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Në këtë rast acetaminofeni mund të jetë zgjedhje më e mirë, duke qenë se funksionin duke interferuar me receptorët e dhimbjes në kokë.

Të fundit