Flash News

KRYESORE

Gabimi që bëjnë punonjësit që thonë gjithmonë "PO"

Gabimi që bëjnë punonjësit që thonë gjithmonë

Duke qenë pjesëtar i ekipit, gjithmonë duhet të jesh gati për një projekt të ri, çka do të të bëjë një person me rëndësi në vendin e punës. Autori Lindsey Pollak thotë se kapërcimi i kufijve në aspektin e punës, është një lëvizje e zgjuar për një karrierë të mirë. Sipas tij, të udhëheqësh fuqinë punëtore është diçka gjeneruese, por jo gjithmonë vendosja e kufijve mund të rrisë produktivitetin dhe të ndihmojë në rritjen e ekuilibrit të punës dhe jetës.

“Drejtuesit nuk duan të rrethojnë veten me një numër njerëzish që thonë PO, por duan të sfidohen me mendimet e tyre dhe të dalin jashtë flluskave të tyre”, tha autori Liz Nolley Tillman.

Prisni, kjo nuk është puna ime

Ndodh në disa raste që ju ngarkohet një punë  që nuk ju përket. Marrja në detyrë mund të tregojë se je një lojtar i ekipit që dëshiron të ndihmosh kompaninë të ketë sukses. Por, kur kjo mund të përsëritet shpesh shndërrohet në një problem.

Për shembull, duke qenë gruaja e vetme në takim dhe gjithmonë u kërkohet të mbani shënime, të merrni kafe, të rezervoni dhomën ose të bëni kopje. Kjo mund të dëmtojë rritjen tuaj në karrierë. Dana Broënlee, autore dhe presidente e Çështjeve të Profesionalizmit rekomandon gatishmërinë për të ndihmuar, por gjithashtu sugjeron një rend pune, ku kolegët e tjerë marrin përgjegjësitë e tyre për të ndarë të gjitha detyrat e shtëpisë nga ato të zyrës.

Ndëshkimi i performancës

Është mirë që të jesh person që i përkushtohesh punës. Dhe kur vazhdimisht bëni një punë të mirë, menaxherët kanë tendencë të vijnë tek ju me më shumë projekte. Por, kur jeni shumë të ngarkuar me projekte, afate dhe detyra të ndryshme, bëheni më pak efikas dhe produktiv dhe cilësia e punës mund të bjerë. Nëse shtyrja e afateve nuk është një opsion, ju duhet të keni një qasje taktike. Ju mund t’u tregoni kolegëve gjithashtu se duke pranuar një detyrë të re, një tjetër mund të vonohet. Ndonjëherë duhet t’u kujtojmë njerëzve pasojat. Performuesit më të mirë, mund të përfundojnë duke u promovuar në rolet e menaxhimit, por jo të gjithë janë të interesuar në menaxhimin e njerëzve ose në ndarjet e punës.

“Ndershmëria është politika më e mirë”, tha Broënlee. “Është krejtësisht mirë të thuhet se nuk mendoni se është përshtatja e duhur në këtë kohë”. Por, para së gjithash duhet të qartësoni me punëdhënësin tuaj qëllimet tuaja të karrierës. Ju duhet të siguroheni që qëllimet dhe pritjet tuaja janë në përputhje me atë që punëdhënësi juaj pret. Kjo ka të bëjë me komunikimin.

Një “jo” mund t’ju vijë në ndihmë

Nëse po mënjanoni një projekt ose një detyrë, provoni të shtoni vlerën e situatës. “Ju mund të thoni jo, por të jeni pjesë e zgjidhjes”, tha Pollak. Sugjeroni një bashkëpunëtor tjetër që mund të ketë më shumë përvojë ose të kërkojë një projekt të ri. “Ju po tregoni se keni kuptuar që personi ka nevojë dhe duhet të jeni një koleg mbështetës”, tha Pollak.

Thuaj po, por sipas kushteve të tua

Nëse po dilni përtej rolit tuaj, mos hezitoni të kërkoni kushte të caktuara. Për shembull, nëse ju kërkohet të mbuloni fundjavat, kërkoni ta bëni atë nga distanca. Ose nëse është një projekt i madh, kërkoni një ekip për të menaxhuar në mënyrë që të përmirësoni përvojën tuaj të udhëheqjes ose trajnimin. “Ju duhet të thoni strategjikisht po”, tha Broënee. “Ndonjëherë kjo mund t’i ngjajë një negociate”./Business Mag Albania

Të fundit