Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Gabimin e vogël e korrigjova menjëherë”, Kaçaj përgënjeshtron Patozin
Salvador Kaçaj, i cili u tërhoq nga gara për bashkinë e Lezhës nën siglën e Bindjes Demokratike, e konsideron ‘gabim të vogël që e rregulloi menjëherë’, largimin nga PD dhe kandidaturën për BD.
I ftuar në ‘Top Talk’, ai përgënjeshtroi Astrit Patozin, i cil tha dje në këtë emision se Kaçaj nuk e ka njoftuar paraprakisht për tërheqjen nga gara, por e ka bërë reagimin vetëm në Facebook.
“Para se të marr vendimin për tërheqjen unë kam njoftuar zotin Patozi”, tha Kaçaj.
Me tej i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse ka një pakt Patozi-Rama për zgjedhjet e qershorit, ai tha; “Jo unë nuk e mendoj se ka pakt. Patozi ka qenë figurë e madhe të PD dhe unë e falënderoj, e kam mik dhe nuk do e hedh poshtë. Nuk mendoj se ka pakt me Ramën”.
Ndërsa u shpreh më tej se do angazhohet sërish në Partinë Demokratike.
https://politiko.al/u-terhoq-nga-gara-si-kandidat-i-bd-kacaj-cfare-me-rezultoi-nga-testi-qe-bera-ne-lezhe/