Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gafa e deputetit britanik përpara vizitës në Tiranë, i dërgon letër Ministrisë së Mbrojtjes: Do e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO?
Deputeti i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, David Drew, planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, për të diskutuar çështje rajonale dhe veçanërisht situatën në Kosovë.
David Drew, i cili është gjithashtu ministri në hije i laburistëve për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, ka kërkuar më shumë informacion për Shqipërinë nga autoritet, përpara se të nisë vizitën. Por në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, ai e pyet “nëse ka në plan të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO?”,- raporton Politiko.al.
Deputetit Drew, përgjigjja i është kthyer nga ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura, Mark Lancaster, i cili e njofton se “Shqipëria është anëtare më të drejta të plota në NATO që prej 1 prillit 2009”.
“Do të vizitoj Shqipërinë në muajin shkurt si pjesë e një turi parlamentar në rajon, për të diskutuar marrëdhëniet me Kosovën, që mbetet një pikë e vërtetë konflikti në Ballkan. Megjithatë, pyetja ime ishte e gabuar”, është shprehur më pas David Drew.
Ndoshta deputeti David Drew, në takimet me zyrtarët shqiptarë dhe ata të rajonit, duhet përqëndrohet në diskutimet për çështjet e bujqësisë dhe ushqimit, përpara se “të gatuajë ndonjë çorbë” tjetër në fushën e sigurisë.