Flash News

KRYESORE

Gafa e Dua Lipës, nuk di origjinën e Bebe Rexhës

‘Sunny Hill Festival’ ka bërë Dua Lipën të vijë në Prishtinë për të performuar këngët më të suksesshme të momentit në të gjithë botën. Ajo do të performojë në datën 10 gusht por ka shkuar në Kosovë që ditën e sotme, ku po mban dhe një konferencë për shtyp.

Në konferencë ajo foli se  sa shumë po ndikojnë shqiptarët e Kosovën në gjithë botën për imazhin e Kosovës. Në gjithë këta përmendi Rita Orën, Majlinda Kelmendin, Bebe Rexhën e shumë të tjerë

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, Bebe Rexha nuk është nga Kosova , ajo është nga Dibra e Madhe, Maqedoni. Bebe Rexha është një nga vajzat me prejardhje shqiptare që po korr sukses në gjithë botën por jo nga Kosova.

“Kisha pas qejf me thënë njerëzit ah po e njoh Kosovën se Rita Ora vjen nga Kosova, e njoh Kosovën se Bebe Rexha vjen nga Kosova,”- thotë Dua në konferencë.

Të fundit