Flash News

KRYESORE

Gafa e Mimi Kodhelit, syrin e Nebraskës "ia ngec" Bicajve të Kukësit

Mimi Kodheli, deputetja e qarkut të Kukësit, ka hedhur sot një foto në profilin e saj në Facebook.

Liqeni i ngrirë kishte krijuar pamjen e një syri dhe krijonte një efekt vizual fantastik. Pasi ish-ministrja Kodheli ka parë këtë foto shumë të bukur, e ka postuar në Facebook duke e shoqëruar me shkrimin:

"Fotoja e ditës

Kanioni i Shejes Bicaj, Kukës".

Mirëpo, faqja e Lolitës, ka nxjerrë një foto ku duket qartë se kjo është një foto e një viti më parë, realizuar në liqenin e ngrirë në Nebraska.

Mjafton të bëni një kontroll në internet dhe lehtësisht do gjeni se kjo foto nuk vjen nga bjeshkët shqiptare.  Dhe për figurat politike, që shpesh bëjnë "gafa" me publikimin e fotove të vendeve të tjera duke ia "ngecur" Shqipërisë, mjafton të regjistroni në listën tuaj të kërkimeve programin "TinEye". Para se të hidhni foton, futeni në kërkim tek ky program dhe ju tregon nëse është hedhur më parë apo jo.

Do t`ju shpëtojë nga memet.

Kodheli, pasi e ka kuptuar që ai nuk është "syri i bjeshkës" e ka fshirë menjëherë postimin.

Të fundit