Flash News

KRYESORE

Gafa e radhës e Rudinës, harron detajin e rëndësishëm për Kosovën

Gafa e radhës e Rudinës, harron detajin e rëndësishëm

Ditën e djeshme, në emisionin e pasdites në Klan, “Rudina”, diskutohej tema e futbollistëve shqiptarë në Kupën e Botës, por nuk kaloi pa u përmendur dhe karriera e këngëtareve shqiptare si Dua Lipa e Rita Ora. Të ftuar për të diskutuar ishin disa nga gazetarët e mediave online në Shqipëri, dhe në një moment diskutohet për Rita Orën.

Njëra nga gazetaret tregon se si Dua Lipa ironizoi Rita Orën për veshjen në koncertin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë moment ndërhyn Rudina e cila thotë:

“Kur? Tani vonë?”- shprehet Rudina, e cila si duket nuk e ka të memorizuar mirë kohën kur Kosova është shpallur e pavarur. Pastaj, e kap situatën dhe shprehet:

“Në shkurt?”.

Është normale që jo të gjitha datat të mbahen mend, por pavarësia e Kosovës nuk është aq e parëndësishme si ngjarje që të mos mbahet mend nga një prej moderatorëve që me siguri e ka diskutuar me dhjetëra herë këtë temë në studion e saj.

Të fundit