Flash News

KRYESORE

Gafa me himnin kombëtar, UEFA ka gati një dënim shembullor për Francën

Gafa me himnin kombëtar, UEFA ka gati një dënim shembullor

Franca nuk do ta kalojë pa u ndëshkuar për gafën që bëri në “Stade de France” me himnin kombëtar të Shqipërisë. Me ekipet të rreshtuara në mes të fushës për të dëgjuar himnet respektive para nisjes së sfidës, kuqezinjtë u befasuan kur në vend të “himnit të Flamurit”, dëgjuan një tjetër melodi, jo shuam familjare për veshët e tyre, që ishte edhe himni i Andorrës.

E sikur të mos mjaftonte kjo, spikeri i stadiumit nga qendra e zërit, i kërkoi falje, armenëve për gabimin e bërë. Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, UEFA ka nisur një procedim disiplinor për këtë gabim dhe dënimi që dot ë marrë Federata Franceze e Futbollit do të jetë rreth 100 mijë euro.

Dënimi do të bëhet publik më 17 tetor. Kuqezinjtë nuk pranuan të luanin pa dëgjuar himnin tyre dhe kjo bëri që ndeshja të shtyhej me 7 minuta.

Të fundit