Flash News

KRYESORE

Gafë nga Stazhilla, Tirana fluturon me fitoren e 10-të në 11 ndeshjet e fundit

Gafë nga Stazhilla, Tirana fluturon me fitoren e 10-të në 11

Tirana nuk ndalet. Ky mund të jetë sezoni i shumëpritur i titullit për bardheblutë, të cilët sot fituan 1-0 kundër Laçit në "Air Albania Stadium".

Edhe pse me mungesa, skuadra e teknikut Emanuel Egbo gjeti fitoren e 10-të në 11 ndeshjet e fundit të Superligës. Tirana priti deri në minutën e 73-të për të shënuar golin e triumfit, pas një daljeje të gabuar të portierit mik, Stazhilla.

Ky i fundit la portën dhe episodi u kthye në favor të sulmuesit Ngoo, i cili shënoi lehtësisht me kokë. Duhet theksuar se mungesa e sulmuesit anësor Cale i dëmtoi jo pak kryeqytetasit, të cilët tashmë presin ndeshjen e Kukësit me Skënderbeun në Korçë.

Nëse verilindorët nuk fitojnë ndaj bardhekuqve, ndoshta kampionati do të quhet krejt i mbaruar. Tirana marshon dhe së shpejti do të festojë.

Të fundit