Flash News

KRYESORE

Gala, vajza e Robert Aliajt, shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt, shpallet fituese e “The Voice Kids”

Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliajt, ka triumfuar në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, shkëlqeu gjatë gjithë kompeticionin, duke zënë vendin e parë pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e sotme adoleshentes shqiptare ishin "Goodbye Yellow Brick Road" nga Elton John dhe "Make You Feel My Love" nga Adele.

Gala Aliaj ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah nga gjithë Belgjika në “The Voice Kids”.

Të fundit