Flash News

KRYESORE

'Galaxy S10 5G' del në shitje më 5 prill, mësohet çmimi

'Galaxy S10 5G' del në shitje më 5 prill, mësohet

Samsung njoftoi se do të nxjerrë në shitje ‘Galaxy S10 5G’ më 5 Prill. Sipas agjencisë së lajmeve ‘Yonhap’, kompania ka planifikuar ta nxjerrë në shitje direkt pa marrë fare porosi.

Samsung ka vendosur të heshtë rreth çmimit të telefonit, por ‘Yonhap’ sipas burimeve të brendshme, mësoi se do të kushtojë 1,300 dollarë.

Kompania ka konfirmuar vetëm datën e lançimit në Korenë e Jugut dhe nuk dihet kur do të mbërrijë në Europë dhe SHBA.

Duke pasur në konsideratë çmimin e lartë në Kore të ‘Galaxy S10 5G’, prisni që edhe në vendet e tjera të kushtojë akoma edhe më tepër.

Të fundit