Flash News

KRYESORE

Galaxy S10 vjen me një detaj ndryshe: “Portofoli i kriptomonedhave”

Detaje të reja nga Samsung Galaxy S10 po të rrjedhin çdo ditë. Së fundmi, ka dalë një foto e flagshipit të Samsung, ku bie në sy një aplikacion i njohur si “Samsung Blockchain KeyStore”.

Portofoli i kriptomonedhave përshkruhet si vendi më i sigurtë për monedhat tuaja kriptografike. Përdoruesit e Samsung Galaxy S10 do të mund të importojnë kriptomonedha si dhe të përdorin autentikimin biometrik për sigurinë.

Detajet e plota të Galaxy S10 do t’i mësojmë në aktivitetin “Unpacked”, që do të mbahet më 20 shkurt. Atë ditë pritet prezantimi i telefonit me palosje gjithashtu.

Të fundit