Flash News

KRYESORE

Galliani bën tifo për Romën: Ndaj Liverpool, hakmerruni edhe për Milanin

Galliani bën tifo për Romën: Ndaj Liverpool, hakmerruni edhe

Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili aktualisht është senator në parlamentin italian, ka folur për futbollin pas një shkëputje shumë të gjatë.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe ndeshjen mes Realit dhe Juventusit, ku ka theksuar se bardhezinjtë meritonin të fitonin dhe se arbitri ishte një idiot që idha Buffon-it karton të kuq.

“Juventusi meritonte të fitonte dhe kualifikohej kundër Realit. Ajo penallti ishte e dyshimtë dhe akoma më absurde ishte përjashtimi i Bufonin. Kjo do të thotë të mos kuptosh psikologjinë e futbollit. Me pak fjalë, ai arbitër ishte një idiot”, ka thënë Galliani.

Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe pengun e finales së ‘Champions league’ në vitin 2005, ku Milan nuk arriti të fitonte ndaj Liverpool.

Galliani ka thënë se Roma duhet të fitojë ndaj ekipit anglez, edhe për të marrë hakun e Milanit.

“Roma në gjysmëfinale me Liverpool-in? Do të jem në stadium më 2 maj për ta ndjekur ndeshjen. Finalen e vitit 2005 me Liverpulin nuk do të harroj kurrë, prandaj them ‘Forca Roma’ dhe hakmerru edhe për ne”, është shprehur ai.

Të fundit