Flash News

KRYESORE

“Game of Thrones” po kopjon filmin “Shrek”?

“Game of Thrones” po kopjon filmin “Shrek”?

“Game of Thrones” është kthyer tashmë në serialin më të famshëm, i cili ka bërë për vete mijëra shikues në mbarë botën. Megjithatë së fundmi mes fansave dhe shikuesve të rregullt të filmave kanë lindur një sërë polemikash, sa i përket një lloj ngjashmërie që pretendohet të ketë  “Game of Thrones” me filmin e famshëm të “Shrek”.

Kjo ka ngjallur dyshime të forta sa i përket një frymëzimi të mundshëm të regjisorëve nga ky film. diskutimet kanë lindur për një skenë nga episodi i fundit i” Game of Thrones”, Eastwatch. Sipas tyre, kjo skenë është kopjuar nga filmi i animuar.

The Pixel Factor ka publikuar së fundmi disa imazhe, ku ka shfaqur ngjashmëritë mes skenave ku Jon Snoë takohet nga afër me njërin prej dragonjve të Daenerys Targaryen, e cila ngjason me atë ku gomari i Shrekut takon Dragon, gruan e tij të ardhshme në filmin “Shrek”. 

Të fundit