Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Gana tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës, e quan të nxituar
Gana ka vendosur që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e quan të nxituar. Qeveria ganeze e konfirmoi për agjencinë franceze të lajmeve AFP se nuk e njeh më Kosovën si shtet i pavarur.
“Qeveria e Ganës ka vendosur që të tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, tha sot për AFP-në zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Owiredu. Ai shtoi se arsyet për këtë vendim ia komunikoi Serbisë në një letër.
“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar. Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, shkruhet në letër.
Ministria ganeze gjykon se pavarësia e shpallur njëanshëm e Kosovës ishte “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”,ku në vitin 1999, vendi u vu nën protektoratin ndërkombëtar.
Vendimi i Ganës u vlerësua nga Serbia, që ka nisur një fushatë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo fushatë, mund të sjellë të tjera tensione mes dy vendeve, të cilat nuk po ulen që të vazhdojnë dialogun.