Flash News

KRYESORE

Gara për FSHF-në, Bashkim Fino dorëhiqet nga funksionet në PS

Deputeti Bashkim Fino, i cili është bërë pjesë e garës për postin e Presidentit të FSHF-së, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga postet që mban në Partinë Socialiste. Fino ka njoftuar në rrjetin social Facebook se dorëheqjen nga posti i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste ja ka paraqitur Ramës dhe Taulant Ballës.

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, shkruan Fino.

Edhe deputet edhe kandidat për kreun e FSHF, a është në shkelje Bashkim Fino? UEFA: Ja çfarë nuk tolerojmë

Të fundit