Flash News

KRYESORE

Gara për Kavajën, PS dobëson LSI-në, i merr kryetarin e degës

Gara për Kavajën, PS dobëson LSI-në, i merr kryetarin e

Partia Socialiste i ka dhënë një goditje të fortë LSI-së në zgjedhjet e Kavajës, ku të dyja partitë, së bashku me PD-në, garojnë me kandidatët e tyre për bashkinë e qytetit.

Kryetari i degës së LSI në këtë qytet, Parid Xhihani ka vendosur që ta kalojë te PS. Xhihani ka lëshuar akuza të forta ndaj partisë së tij, duke e kosnideruar të sunduar nga bastexhinjtë dhe intigrantë.

Reagimi i Parid Xhihanit:

Përshëndetje Kavaja ime!

Për gjithë të rinjtë e të rejat, unë jam Parid Xhihani, i rritur me fanellën e ekipit tonë të zemrës dhe për vite me rradhë ndoqa ëndrrën time të futbollit profesionist derisa luajta me kombëtaren po ashtu edhe jashtë.

Për disa vite kam punuar së bashku me Elvis Rroshin në bashki ku kam parë punën, përkushtimin dhe vullnetin që ky njeri kishte për të ndryshuar qytetin dhe e them ballë-lart se jam krenar që kam punuar në krah të njeriut që ndryshoi historinë e qytetit.

Por, shumë prej jush që më njohin, pyesin veten se pse jam sot këtu. Unë kam qënë kryetar i LSI Kavajë, gjithashtu edhe kandidat për deputet por sot kam vendosur publikisht të largohem nga LSI dhe të bëhem pjesë e ekipit të partisë socialiste për një arsye.

Pak më parë jo pa qëllim ju fola për futbollin, lojën me popullore në glob e cila pavarësisht tifozave, luhet me rregulla, të barabarta për të gjithë.

Unë iki sot nga LSI se është një ekip që luan pa rregulla, që ska tifozë por ka bastexhinj, që ska lojtarë por ka intrigantë.

I bashkohem sot partisë socialiste i bindur që këtu ka një dallim, Ps bën shtet, LSI e shkatërron atë, PS premton investime, LSI thjesht gënjen njerëzit në emër të nevojës për punë, LSI ka mercenarë ndërkohë këtu mes jush gjej vullnetarë që kanë ideologjinë se kjo parti bën diferencën.

Këtu në shesh të burrave zotohem se votën time do ta çoj për Dorian Muratin dhe Arben Ahmetajn i bindur që Kavaja do vrapojë sërisht drejt zhvillimit të pandalshëm.

Ju faleminderit

Të fundit