Flash News

KRYESORE

Gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Lala: Kandidatët që do jenë përballë Arta Markut

Gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Lala:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë garën për kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, duke iu referuar burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, deklaroi se Marku do të kandidojë për këtë post, ndërsa shtoi se mund të jetë edhe në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Lala përmendi dhe disa emra që do të kandidojnë për këtë post duke u vënë përballë Arta Markut.

“Burime pranë kabinetit të saj më kanë konfirmuar se ajo do të jetë ndër kandidatet e para që do të garojë për pozicionin e Prokurores së Përgjithshme me një mandat 7-vjeçar. Kanë filluar të përfliten edhe emrat e parë. KLP do ta hapë garën javën që vjen. Roli i prokurorit të përgjithshëm s’do të jetë roli që kishte dikur, por është një rol që do të duhet të ketë një njeri serioz. Edhe njëherë, nuk është se kam gjë personale me zonjën Marku, por mendoj se nuk e përfaqëson të gjithë trupën e prokurorëve, pasi nuk ka liderishipin për të pasur atë pozicion. U kritikua ashpër nga ndërkombëtaret. Zonja Marku nuk ka ndonjë bilanc apo ndonjë çështje që ngelet për t’u përmendur. Ka pasur profil të ulët dhe më është dukur, ku transferimet e prokurorëve duket sikur i ka bërë në shenjë hakmarrje. Më duhet si një prokurore e kapur nga politika edhe për mënyrën se si veproi përgjatë qëndrimit të saj në këtë detyrë. Flitet qe mund të konkurrojë Sokol Stojani, një prokuror me mjaft eksperiencë, që ka hetuar çështje të rëndësishme gjatë qëndrimit vite me radhë në Prokurorinë e Përgjithshme. Një figurë që u rikonfirmua nga KPK. Në garë është edhe Adnan Xholi, një tjetër prokuror me eksperiencë dhe që ka hetuar çështje të rëndësishme. Janë figura mjaft interesante që kanë treguar në momente të caktuara forcën e duhur për të përballuar çështje të forta. Pritet edhe kandidaturën e Besnik Muçit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha Lala.

Të fundit