Flash News

KRYESORE

Gara për kreun e Komunitetit Mysliman, Berisha: Fiton imami i narkoshtetit

Gara për kreun e Komunitetit Mysliman, Berisha: Fiton imami i narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha parashikon se gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptarë është e paracaktuar dhe fitues do jetë Ylli Gurra.

Berisha pretendon se Gurra i lindur në Librazhd mbështetet nga Taulant Balla. Pasditen e sotme, kreu aktual, Skëndër Bruçaj dha papritur dorëheqjen, edhe pse ishte kandidat favorit për një mandate të dytë.

“Fiton Imami i narkoshtetit! Mos harroni se ndonjëherë në qimet e mjekrës së imamit fshihet ai që qoftë tretë, pra vet shejtani. Fjale e urtë huaj. Për analogji, në qimet e mjekrës se Imam Ylli Gurrës fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit!”, shkruan Berisha.

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.

Të fundit