Flash News

KRYESORE

Gara për kryeprokurorin e ri, listës së kandidatëve i shtohen dy emra të rinj

Gara për kryeprokurorin e ri, listës së kandidatëve i

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hap të mërkurën garën për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht. Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit. Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.

Prokurori i ri i pergjithshem do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 vite punë në sistemin e drejtësisë.

Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja  aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.

Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret përvevç Sokol Stojani janë edhe Besnik Muçi dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.

Të fundit