Flash News

KRYESORE

Gara për Kryeprokurorin/ ‘Pse nuk tërhiqet Arta Marku?’, përgjigjet kreu i KLP

Gara për Kryeprokurorin/ ‘Pse nuk tërhiqet Arta Marku?’,

Sot është zhvilluar seanca dëgjimore me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Ibrahimi ka folur ndër të tjera edhe lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjitshëm. Lidhur me këtë temë, drejtuesit i KLP-së është pyetur nga kreu i Shoqatës së Avokatëve, Sajmir Vishaj, mbi arsyen e mosdhënies së dorëheqjes nga Kryeprokurorja në detyrë, Arta Marku.

Sipas Vishajt, gara është e pabarabartë nëse Marku mban postin, por Ibrahimi i është përgjigjur se ’15 prokurorët e zgjedhur nga KLP për të shërbyer në SPAK e shmangën pabarazinë’.

“15 prokurorët e zgjedhur nga KLP për të shërbyer në SPAK shmangën pabarazinë. Ne kemi nje rregullore, drejtësia vlerëson kandidatët nëpërmjet kritereve. I jep mundësinë të tregojnë vlerat kandidatët. Ne duhet të përpiqemi të tregojmë aftësitë e kandidatit”, tha Ibrahimi.

Të fundit