Flash News

KRYESORE

Gara për pemë në PS, Klosi dhe Veliaj sot kanë ‘përvjetor’. Ministri tre zero para kryebashkiakut

Mbjellja e pemëve duket se është aksioni më jetëgjatë i të majtëve në këtë mandat të dytë. Blendi Klosi dhe Erion Veliaj, prej javësh publikojnë kronika për aksione vullnetare të mbjelljes së pemëve.

Por duket se dita e sotme është e veçantë si për kryebashkiakun ashtu edhe për ministrin. Veliaj ka njoftuar se sot në Tiranë është mbjellë pema e 100 mijë, ndërkohë edhe për Klosin sot ka qenë një ditë e veçantë, pasi siç njofton ai vetë, sot u mboll pema e një miliontë.

Të fundit