Flash News

KRYESORE

Garancia sovrane/ Denaj tregon 2 kriteret që duhet të përmbushin bizneset që duan të përfitojnë

Garancia sovrane/ Denaj tregon 2 kriteret që duhet të përmbushin

Gjatë diskutimit për masat e marra nga qeveria për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur edhe për garancinë sovrane.

Denaj tregoi dy kriteret që duhet të plotësojnë bizneset për të qenë përfitues të garancisë sovrane. Sipas ministres, përfitues të kësaj garancie nuk mund të jenë bizneset që kanë probleme me likuidimet në banka ndër vite dhe ato biznese të cilat pas kësaj situate nuk duan të vazhdojnë më aktivitetin e tyre. Kjo do tregon se bizneset që nuk kanë probleme lekuiditeti dhe ato që kanë në plan afatgjatë vijimsinë e veprimtarisë së tyre, mund të përfitojnë pas aplikimeve.

‘Garancia sovrane e parashikuar 11 milion lekë ka dy kushte: bizneset që kanë probleme me likuidimet në banka ndër vite nuk përfitojnë. E dyta është se shumë biznese ndoshta pas pandemisë nuk duan të vazhdojmë më, por duan ta mbyllin. Afati 20 qeshor nuk është afati përfundimtar. Kjo është bërë për bankat. Për garancinë sovrane duhet të pritet deri në fillim te shtatorit për të parë fondin e plotë’- tha Denaj.

Të fundit