Flash News

KRYESORE

‘Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë'/ Paralajmërimi i Metës: Video po përgatitet!

Presidenti Ilir Meta e quan skandaloz presionin që sipas tij po i bëhet anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Përmes një postimi në Facebook, Meta akuzon sërish Ardian Dvoranin, kreun e KED, për të cilin tha se do të ngrejë një kallëzim penal ditën e nesërme, si përgjegjës për situatën në GJK.

Po ashtu Presidenti paralajmëron se prova të reja do të dalin, ku sipas tij edhe me video.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.

 

Po ashtu ditën e sotme ka reaguar edhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me ngërçin e krijuar për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes presidentit, KED e mazhorancës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhafaj akuzoi presidentin se ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor, e në kushte të tilla Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare, ndonëse është renditur si e tillë nga Vitore Tusha në listën e trupës së re.

Ngërçi për Kushtetuesen, reagon Xhafaj: Meta ka nxjerrë dekret të paligjshëm, cilën Vitore Tusha duhet të besojmë?!

Të fundit