Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Garda i përgjigjet Berishës: Keqardhje për sulmin, të kemi shërbyer dhe vazhdojmë të të shërbejmë me përkushtim
Garda e Republikës ka reaguar pas postimit të bërë ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook. Garda shpreh keqardhjen për këtë sulm publik kundër saj, siç e quan ajo, teksa shton se “ndjehet edhe më i keqardhur për faktin se është sulmuar përsëri publikisht, nga një ish-kryeministër, të cilit i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë me përkushtimin më të plotë”.
Sa i takon fotos, Garda e Republikës thotë se personat në foto nuk janë punonjës të Gardës dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.
“Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali”, thuhet në reagimin e Gardës së Republikës.