Flash News

KRYESORE

Garda paditi ish-drejtuesin, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën

Garda paditi ish-drejtuesin, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën

Më 2 nëntor, Garda e Republikës ka bërë një padi në drejtim të ish-drejtuesit Ndrea Prendi, duke kërkuar që të paguajë faturën e dëmshpërblimit për viktimat e 21 Janarit.

Sot, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën për çështjen në fjalë. Dosja e çështjes është dërguar nga gjykata e Tiranës në gjykatën administrative.

Juristët e Gardës depozituan në Gjykatën e Tiranës padinë civile sipas të cilës, Ndrea Prendi dhe ish-vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjeshin për dëmshpërblimin ekonomik ndaj viktimave të 21 janarit 2011, në shumën prej 2.1 milionë euro.

Dëmshpërblimi kërkohet vetëm për 3 nga viktimat e 21 janarit, për të cilët është faktuar se u ka ardhur vdekja nga arma e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Të fundit